Wednesday, April 24, 2024
HomeSportStruga Trim Lum i rikthehet kampionatit, sot luan ndaj Tikveshit

Struga Trim Lum i rikthehet kampionatit, sot luan ndaj Tikveshit

Google search engine

Ndeshja e vetme dhe e fundit e xhiros së gjashtë në elitën e futbollit vendor do të luhet sot pasdite ndërmjet Struga Trim Lum dhe Tikveshit.

Google search engine

Kampionët në fuqi të Maqedonisë së Veriut, pas mbylljes së aventurës europiane, kur u eliminuan në play off të Ligës së Konferencës, rikthehen sot në kampionat, aty ku deri më tani kanë të zhvilluar vetëm dy ndeshje në sezonin e ri dhe ndodhen në pozitën e 11-të me vetëm 3 pikë.

Google search engine

Nga ana tjetër skuadra nga Kavadari ka zhvilluar pesë ndeshjet në këtë sezon dhe në konto ka 7 pikë, ndërsa sot në Strugën kërkon të merr më të mirën e mundshme.

Kujtojmë se ekspedita e Strugës nga Islanda u rikthyen ditën e shtunë. Kjo për faktin se kishte një shtyerje të fluturimit nga Islanda drejt Maqedonisë së Veriut për shkak të motit të keq, me çka kampionët e vendit u detyruan të qëndrojnë edhe një natë në tokën islandeze.

Ekipi trajnerit Shpëtim Duro është mjaftuar me vetëm një seancë stërvitore para këtij takimi me Tikveshin.

Ndeshja ndërmjet Struga Trim Lum – Tikveshi zhvillohet sot pasdite në qytetin e Strugës, duke nisur nga ora 16:00.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments