Ballina Kult-Art Pas shpërblimit në festivalin e Francës, Adriana me një thënie interesante

Pas shpërblimit në festivalin e Francës, Adriana me një thënie interesante


Aktorja Adriana Matoshi është shpërblyer dje nga Festivali “See A Paris” nga Franca për rolin e saj në filmin “Nëntori i ftohtë”

Aktorja kosovare, Adriana Matoshi ka shënuar një sukses të madh sot në karrierën e saj duke kaluar kufijtë e Kosovës.

Ajo është shpërblyer për rolin e saj në filmin “Nëntor i ftohtë”, film që është punuar me regji të regjisorit Ismet Sijarina.

E për këtë Adriana ka pasur një postim në Instagram ku ka bërë një deklaratë interesante në gjuhën angleze.

“Kurrë nuk e kam ëndërruar suksesin, kam punuar për të”, ka shkruar ajo në Instagram.

Për këtë shpërblim të aktores sot ka reaguar edhe Ambasada e Francës në Kosovë e cila e ka uruar Adrianën në Twitter.

“Urime për aktoren kosovare Adriana Matoshi e cila ka fituar çmimin për aktoren më të mirë në festivalin francez “See A Paris”, për rolin e saj në filmin ‘Nëntori i ftohtë’ (2018), i cili flet për prishjen e Jugosllavisë më 1992”, ka shkruar kjo ambasadë.

Me herët gjatë ditës, Adriana kishte shkruar e para ku kishte uruar të gjithë ekipin e filmit, përfshirë edhe veten.

““Urime Ismet, Fatmir edhe urime vetes që jemi shpërbly me cmime!”, ka shkruar aktorja. /GazetaExpress/

View this post on Instagram

I never dreamed about success, I worked for it.

A post shared by Adriana Matoshi (@adrianamatoshi) on

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here