Me iniciativën e kryetarit Bahtiri të shtunën do të pastrohet Liqeni Akumulues në Mitrovicë
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, së bashku me nënkryetarin Faruk Mujka, sot kanë pritur në një takim sekretarin e Shoqatës së Peshkatarëve Sportiv Rekreativ (SHPSR) “Ibri”, z. Arif Kadriu.
Në këtë takim është diskutuar lidhur me mirëmbajtjen dhe pastrimin e Liqenit Akumulues në Suhadoll të Mitrovicës, me ç’ rast u dakorduan që Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me Shoqatën e Peshkatarëve Sportiv Rekreativ të fillojnë pastrimin e këtij Liqeni, duke larguar në mënyrë të tërësishme barishtet dhe papastërtitë të cilat janë grumbulluar përgjatë tyre.
Me këtë rast ky aksion i përbashkët nga Komuna, KRM “UNITETI” dhe SHPSR “Ibri” do të zhvillohet me datë 06.06.2020 (ditë e shtunë), duke filluar nga ora 10:00.
Andaj ftojmë të gjithë qytetarët vullnetarë të cilët janë të interesuar të jenë pjesë e këtij aksioni të na bashkëngjiten, thuhet në njoftimin e komunës së Mitrovicës, transmeton Ditori.