Ballina Hallakamë OBSh-ja jep udhëzime të reja për tubimet masive

OBSh-ja jep udhëzime të reja për tubimet masive


Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar udhëzime të reja për tubimet masive dhe organizimet në mjedis të hapur në kohën e pandemisë së koronavirusit, duke rekomanduar ndryshime të mundshme për grumbullimet e mëdha, posa ato të lejohen.

Sipas udhëzimeve të reja, mbajtja e tubimeve në mjedis të hapur dhe kufizimi i pjesëmarrësve me vetëm persona të shëndoshë do të mund të ndihmonin në pakësimin e përhapjes së virusit, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

“Duke pasur parasysh se tubimet masive kanë ndërlikime politike, kulturore, sociale dhe ekonomike, autoritetet duhet ta vlerësojnë rëndësinë dhe nevojën e një organizimi dhe ta shqyrtojnë mundësinë e mbajtjes së tij, me kusht që të gjitha rreziqet shëndetësore të jenë adresuar dhe luftuar në mënyrën e duhur”, thuhet në njoftim.

Kjo organizatë u bëri thirrje autoriteteve të shëndetit publik dhe organizatorëve të tubimeve që ta vlerësojnë rrezikun para çfarëdo tubimi dhe i publikoi disa hapa që duhet të ndiqen në rast të grumbullimeve masive.

Në këta hapa përfshihen shtimi i transportit, caktimi i ulëseve sipas rregullave, përshtatja e kapacitetit të hapësirave dhe mbajtja e tubimeve në mjedis të hapur ose në mënyrë virtuale.

Këshillohet që njerëzit e rrezikuar nga sëmundjet, përfshirë personat mbi moshën 65-vjeçare ose ata që kanë pasur sëmunje më parë, të qëndrojnë larg tubimeve masive ose për ta të përgatiten hapësira të veçanta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here