Ballina Lajme Vrasja e George Floyd, reagon edhe Beyonce

Vrasja e George Floyd, reagon edhe Beyonce


Beyonce bën thirrje që të ndalen aktet e tilla ndaj njerëzve me lëkurë ndryshe.

Vrasja e George Floyd në Minneapolis këtë javë, ka nxitur debat të ashpër në publik, shkruan lajmi.net.

Krahas reagimeve të shumta të emrave më të njohur nga fusha të ndryshme, nuk munguan as protestat e dhunshme në rrugët e SHBA-së.

Në mesin e yjeve që reaguan është edhe këngëtarja Beyonce, e cila bën thirrje për drejtësi në rastin e Floyd.

Ajo thotë se nuk ka rëndësi ngjyra e lëkurës, andaj duhet t’u jepet fund vrasjeve të tilla pa u vënë drejtësia në vend.

“Nëse dëshironi të kërkoni më shumë rreth akuzave për të gjithë ata të përfshirë në vdekjen e George Floyd, klikoni në lidhjen në bio-në për të nënshkruar peticionin”, ka shkruar Beyonce.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here