Ballina Hallakamë BURGOSNI DHUNUESIT OSE PATURPËSISHT BËJINI TË LIGJSHME SHTËPITË PUBLIKE!”

BURGOSNI DHUNUESIT OSE PATURPËSISHT BËJINI TË LIGJSHME SHTËPITË PUBLIKE!”

Foto:Ditori.com


Lidhur me dhunimet  e fundit seksuale që u raportuan në qytetin e Mitrovicës, ka reaguar edhe gazetari Urall Boshnjaku, i cili përmes një statusi në facebook ka thënë se nëse ky shtet nuk ka fuqi t’i burgosë dhunuesit dhe t’i ofrojë qytetarëve të vet siguri, atëherë mos t’bëj zhurëm në rastet e shtëpive publike, transmeton Ditori.

Postimi i plotë

Në Mitrovicë, gjatë javës që shkoi patëm tri raste dhunimi të grave dhe vajzave nga persona të cilët shteti i liroi në procedurë të rregullt.

Këto raste abuzive shpërfaqin çartazi frustrimin seksual të njerëzve të pandërgjegjshëm të cilët vijnë deri në atë pikë ku nuk hezitojnë të kryejnë kësi lloj aktesh makabre, pa fare turp.

Më e keqja është se këto raste po heshten nga institucionet, dhe ende nuk e kemi asnjë reagim zyrtar nga organet komunale dhe të gjitha instancat kompetente për rastet në fjalë, të cilat nisur nga kryetari i komunës, e të gjithë vartësit e tij nuk e arsyetojnë praninë e tyre në këto poste, për çka në shtetet perëndimore deri tani do pasonin dhjetëra dorëheqje.

Nëse ky shtet nuk ka fuqi t’i burgosë dhunuesit dhe t’i ofrojë qytetarëve të vet siguri, atëherë mos t’bëj zhurëm në rastet e shtëpive publike.

Edhe një turp i radhës për këtë shoqëri! /Ditori/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here