Ballina Ambient Pluhuri saharian mbetet edhe për disa ditë, nga mesi i javës parashihen...

Pluhuri saharian mbetet edhe për disa ditë, nga mesi i javës parashihen reshje shiu


Pluhuri saharian do të mbetet mbi rajon edhe ditëve të ardhshme, megjithëse jo me këto përqendrime të larta. Sipas parashikimeve të fundit, nga mesi i javës së ardhshme pritet ndryshim i situatës sinoptike, me rënie të ndjeshme të temperaturave e mundësi edhe për reshje shiu.

Gjatë ditës së sotme me depërtimin e të nxehtit afrikan, mbi vend depërtuan edhe koncentrime të larta të pluhurit saharian, gjë që ndikoi edhe në rritje të grimcave PM 2.5 dhe PM10 në stacionet e monitorimit të ajrit të IHMK-së.

Në disa stacione vlerat e çastit të grimcave PM10 ishin shumë më të larta nga sa duhet të jenë normale për këtë periudhë kohore.

Edhe siç ishte parashikuar në modelet numerike, sot fryu erë e fuqishme nga jugperëndimi, e në Prishtinë u regjistruan hove deri në 60km/h.

Temperaturat e ajrit në shumicën e stacioneve arritën deri në 33C, e në disa stacione në Dukagjin edhe deri në 34C. Duhet theksuar që në dhjetëditëshin e dytë të muajit maj, nga 11 maj deri më 20 maj, sipas shënimeve shumëvjeçare temperaturat e ditës së sotme janë më të lartat të regjistruara, e për disa stacione mund të jenë edhe më të larta për muajin maj.

Në maj të vitit 2008 në aeroportin e Prishtinës janë regjistruar temperatura edhe deri në 34C.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here