Ballina Diaspora Mbi 260 mijë të vdekur nga COVID-19 në mbarë botën

Mbi 260 mijë të vdekur nga COVID-19 në mbarë botën


Numri i të vdekurve nga coronavirusi i ri (COVID-19) në gjithë botën ka kaluar në mbi 260 mijë.

Gjithsej 260.448 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, ndërsa numri i rasteve ka shkuar në 3.768.063, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, shkruan AnadolyAgency.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 72.767 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 29.684 viktima, Britania me 29.427, Spanja me 25.857, Franca me 25.531, Belgjika me 8.339, Brazili me 7.966, Gjermania me 6.933, Irani me 6.418, Holanda me 5.204 dhe Kina me 4.633 të vdekur nga COVID-19.

Vendet e tjera me mbi 1.000 viktima janë Kanadaja me 4.043, Turqia me 3.584, Suedia me 2.941, Meksika me 2.507, Zvicra me 1.795, India me 1.768, Ekuadori me 1.569, Rusia me 1.537, Peruja me 1.444, Irlanda me 1.339 dhe Portugalia me 1.089 të vdekur.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në gjithë botën.

Deri më tani, 1.203.606 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka 2.234.009 milionë raste aktive që presin të shërohen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here