Thaçi: I mbushëm dhjetë vjet, është koha për prodhime “Made in Kosova”

0
25

Presidenti, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në konferencën e Odës Ekonomike të Kosovës ku janë shpalosur të arriturat dhe sfidat në dekadën e pavarësisë.

Thaçi ka thënë aty se bizneset kanë kaluar nëpër sfida të panumërta për dhjetë vjet, por që me ta është zhvilluar shteti i Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Kemi punuar bashkë që të zhvillojmë platformën për zhvillim ekonomik. I mbushëm dhjetë vjet dhe është koha që vendi të mbushet me produktet, “Made in Kosova””.

“Gjatë kësaj kohe Kosova ka vazhduar të promovojë dialogun brenda vendit dhe me fqinjët duke u bërë kontribuuese e paqes dhe prosperitetit rajonal. Sukseset dhe arritjet tona janë sukses i bashkëpunimit me partnerët tanë”.