“Messi qau pasi e humbi këtë penallti në Ligën e Kampionëve”

0
28
Alexis Sanchez e ka zbuluar një detaj interesant gjatë kohës sa ishte pjesë e Barcelonës.

Ylli kilian këtë afat kalimtar iu bashkua Manchester United nga Arsenali, por ai tani ka vendosur të zbulojë lotët që nxori Lionel Messi pas një penalltie të humbur në Ligën e Kampionëve ndaj Chelsea.

Barcelona ishte duke udhëhequr në Camp Nou 2-0 për të përfunduar ndeshja më pas 2-2. Messi e kishte mundësinë të shënojë gol nga pika e bardhë kur ishte rezultati 2-1, por argjentinasi e goditi shtyllën.

Kjo huqje kishte dëshpëruar shumë Messin, që pas ndeshjes në zhveshtore nuk kishte mundur t’u përmbahet lotëve.

“Futbolli mund të ju japë një jetë luksi, por njerëzit nuk e dinë atë që ndodh prapa skenave. Mund të mos e shohësh familjen tënde, mund të mungosh në ditëlindje të nënës, shumë lojtarë janë të fokusuar dhe humbin ditëlindjet e fëmijëve”, u shpreh Sanchez.

“Ju mund të qani gjatë ndeshjes nëse humbisni një finale. Kjo është pjesë e futbollit. Në dhomat e zhveshjes në Barcelonë, pas ndeshjet me Chelsean, e pash Leo (Messin) duke vajtuar. Njerëzit nuk i shohin këto (vuajtje të lojtarëve)”, ka shtuar më tej Sanchezi.

Kujtojmë se atë sezon Chelsea kishte arritur ta fitonte për herë të parë në histori të klubit Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur në finale Bayern Munich./Lajmi.net/