Në Mitrovicë, Qendër Spitalore dhe Ambulantë Specialistike afër njëra-tjetrës (VIDEO)

0
29

Edhe pse, qyteti i Mitrovicës e ka një qendër të mjekësisë familjare, nevoja edhe për një të dytë ekziston.

E për ndërtimin e saj, kreu u Mitrovicës, Agim Bahtiri, foli ditë me parë me udhëheqësit sektorit të shëndetësisë në nivel lokal, njofton Klan Kosova.

Komuna e ka edhe planin për këtë qendër, derisa është Qendra Spitalore e cila planifikon edhe ndërtimin e një ambulante specialistike.

E këto të dyja, me gjasë do të ndërtohen krejt afër njëra tjetrës. Kjo u mirëprit nga drejtori i qendrës spitalore në Mitrovicë, Hamëz Berisha.

Kronikë nga Vullnet Krasniqi.