Kështu është dekoruar Mitrovica për 10 vjetorin e pavarësisë, qytetarët e pakënaqur (FOTO)

0
41

Edhe pak ditë Kosova shënon 10 vjetorin e pavarësisë, ndërkohë qytetet gjithandej tashmë janë dekoruar, njofton Ditori.

Edhe qyteti i ndarë i Mitrovicës i është bashkangjitur valles së dekorimeve, por ajo që lë shumë për të dëshiruar është mënyra e zbukurimit që si duket nuk po ju pëlqen shumicës së qytetarëve të cilët kanë shpërthyer në rrjete sociale me kritika.

Madje disa faqe kanë zbuluar se qyteti në të njëjtën mënyrë ishte dekoruar edhe para 5 viteve.

Ndryshe, me 17 shkurt Kosova feston ditën e pavarësisë./Ditori/