Akil i artë: Ëndrrat bëhen realitet

0
38

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka fituar medaljen e parë të artë në Grand Slam Paris, njofton Klan Kosova.

Kjo medalje është historike për xhudon kosovare në kategorinë e meshkujve.

Pas fitores së madhe ai ka thënë se “ëndrrat bëhen realitet”.

Gjakova në finale e mposhti kampionin olimpik nga Gjeorgjia, Lasha Shavdatuashvilli.