Drecun nuk beson se Kosova do të zgjidhë vrasjen e Ivanoviqit

0
24
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovë, Milovan Drecun, ka thënë se nuk beson që Prishtina do të zgjidhë përfundimisht vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“Nuk mendoj se do të ndriçohet deri në fund”, ka thënë ai për Radio Televizionin e Serbisë.

Drecun nuk beson se autoritetet e Prishtinës do të “gjenin informacionin e duhur”, i cili sipas tij do të mbyllte hapësirën për spekulime, transmeton Klan Kosova.

Ai gjithashtu komentoi deklaratën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se vrasja nuk ishte e motivuar etnikisht dhe tha se Thaçi mund të jepte deklarata të tilla vetëm kur të përfundojë hetimi.

Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar përpara selisë së partisë së tij Iniciativa Qytetare SDP në veri të Mitrovicës.

Beogradi kërkoi të merrte pjesë në hetim, por Prishtina refuzoi dhe u pajtua për shkëmbimin e informacionit.