Zbardhni dhëmbët në mënyrë natyrale

0
39

Dhëmbët e bardhë janë çelësi i një buzëqeshje të bukur.

Megjithatë, dhëmbët që marrin ngjyrë të verdhë ose mbesin me shenja janë një problem i zakonshëm, si për burrat, ashtu edhe për gratë.

Nëse dëshironi që të përmirësoni pamjen e dhëmbëve tuaj, më poshtë keni disa mënyra natyrale që japin rezultate të dukshme brenda pak minutave.

Mos e keqkuptoni, nuk po flasim për trajtime dentare që kushtojnë shumë, transmeton Klan Kosova.

Për të pasur buzëqeshjen që gjithmonë keni ëndërruar, shihni metodat natyrale që përpos që janë efektive, janë edhe shumë të lira.

Limoni

Limoni largon me sukses depozitat e gëlqeres. Fërkoni dhëmbët me lëkurën e limonit të paktën një herë në muaj, jo më shpesh, për të shmangur dëmtimin e smaltit të dhëmbëve.

Bananja

Bananja rekomandohet gjithashtu për zbardhjen e dhëmbëve. Fërkoni dhëmbët me pjesën e brendshme të lëvores së bananes dy herë në ditë për disa minuta dhe do të vini re një ndryshim pas disa ditësh.

Luleshtrydhet


Fërkoni dhëmbët me luleshtrydhe dhe pastaj lani në mënyrë që acidi dhe sheqeri nga fruti të mos dëmtojnë sipërfaqen e dhëmbëve.

Mollat

Mollët janë shumë të dobishme sepse vrasin bakteret që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve. Prandaj, dentistët shpesh rekomandojnë kafshimin e disa mollëve për dhëmbë të bardhë.

Gjethe dafine dhe lëkurë portokalli

Gjethet e dafinës dhe lëkura e tharë e portokallit zbardhin dhëmbët në mënyrë efektive.

Përzieni një sasi të barabartë të gjetheve të thara të dafinës dhe lëkurën e tharë të portokallit, pastaj shtoni pak ujë në mënyrë që të keni një masë homogjene.

Fërkoni dhëmbët me këtë përzierje dhe lini të qëndrojnë ashtu për katër minuta, pastaj lani me pastë dhëmbësh.