Juncker thotë se Serbia e Mali i Zi mund t’i bashkohen BE-së në 2025 – Kosova nuk përmendet

0
18

Kryetari i Komisionit Europian Jean Claude Juncker, ka thënë se Serbia e Mali i Zi ka gjasa t’i bashkohen shtëpisë së Bashkimit Europian në vitin 2025, njofton Klan Kosova.

Kjo sipas tij vetëm nëse këto dy shtete, plotësojnë kriteret e tyre duke përfshirë këtu çështjen e marrëveshjeve për pika kufitare.

Këto deklarime të Juncker vijnë në një fjalim të tij para ligjëvenënësve të Parlamentit Europian, ndërsa po debatohej për çështjen e mosmarrëveshjeve kufitare mes fqinjëve, derisa iu referohej shteteve ballkanike.

Megjithatë në artikullin e publikuar nga Washington Post, nuk shkruan të jetë përmendur nga Juncker përsëri ndonjë datë e mundshme rreth gjasave të anëtarësimit të shtetit të Kosovës në Bashkimin Europian, njofton Klan Kosova.