Imamët do të ligjërojnë në burgje kundër radikalizmit

0
19

Rreth 150 persona të kthyer nga zonat e luftës në Siri e Irak, po vuajnë dënimet në burgjet e Kosovës.

Nga institucionet e Kosovës, ata vazhdojnë të konsiderohen si rrezik potencial, duke qenë se kanë luftuar përkrah grupeve të njohura ndërkombëtarisht terroriste, siç janë i ashtuquajturi Shteti Islamik dhe Al-Nusrah.

Në procesin e deradikalizimit të këtyre personave, janë të përfshira disa institucione shtetërore, Bashkësia Islame e Kosovës, shoqëria civile, por një angazhim ka edhe Ministria e Drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se një pjesë e këtij procesi ka të bëjë me parandalimin e përhapjes së radikalizmit, veçanërisht nëpër burgjet e Kosovës.

Dhe pikërisht këtu, është parë mundësia e angazhimit të imamëve të emëruar nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Ai ka treguar se shumë shpejt do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi me Bashkësinë Islame të Kosovës, duke bërë të ditur se janë përzgjedhur edhe imamët të cilët do të ligjërojnë para të burgosurve.

Shkrimi i plotë në Radio Europa e Lirë.

Action Coin