City bën hapin e parë për Sanchezin, kjo është oferta që ia ka bërë Arsenalit

0
29

Manchester City ka bërë hapin e parë për të transferuar Alexis Sanchez.

Liderët e Premierligës i kanë bërë ofertën e parë Arsenalin, për yllin kilian, që ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës.

Sipas asaj që raporton ‘DailyMirror’, Manchester City i ka ofruar Arsenalit 30 milionë për Sanchezin, për ta transferuar këtë afat kalimtar.

Në anën tjetër, Arsenali është i gatshëm të heq dorë nga Sanchez, nëse merr një ofertë të pranueshme, pa cekur se për çfarë shumë të të hollave bëhet fjalë./Lajmi.net/

Action Coin