Aksident mes dy veturave në Shtedime, lëndohen gjashtë pasagjerë

0
24

Të hënën në fshatin Shtedim të Podujevës, është raportuar për një aksident komunikacioni në mes te dy veturave me targa vendore  me ngasës  meshkuj.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar  gjashtë pasagjerë, tre meshkuj dhe tri femra, si dhe të dy drejtuesit e veturave, njofton Policia e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Të lënduarit pas marrjes së tretmanit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë liruar në shtëpi.

Action Coin