Dorëzohet në polici 26-vjeçari italian, vrau me thikë shqiptarin

0
27
Ditën e nesërme, më 1 janar, do të merret në pyetje 26-vjeçari Gianluca Mazzarelli, i cili mbrëmjen e djeshme rrëfeu vrasjen e shqiptarit 31-vjeçar, Ervin Tola.

Ai e goditi me thikë në gjoks pranë bar ‘Oldtimer’ në rrugën ‘IV Novembre’. Vrasja ishte momenti kulmor i një sherri të dhunshëm.

26-vjeçari puljez gjendet në qeli në Novate, ku do të merret në pyetje nga prokurori Emilio Pisante bashkë me gjyqtarin për hetimet paraprake.

Kufoma e Tolës do t’i nënshtrohet autopsisë në orët e ardhshme.

Hetuesit do të përpiqen të zbardhin në detaje ngjarjen, për të mësuar të gjitha shkaqet e saj dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në krim.

Action Coin