Urimi i kryetarit Bahtiri për festën e Krishlindjeve

0
31

Të dashur besimtarë katolikë,

Uroj që edhe kjo festë e Krishtlindjeve, t’ju gjejë në paqe shpirtërore, me prirje për të ndier dhe për t’u solidarizuar me ata që janë në vështirësi.

Uroj që festa e Krishtlindjes t’ju bashkojë me dashuri rreth tryezës dhe t’ju motivojë për më shumë ngrohtësi e afrim me të tjerët.

Le të jetë kjo festë një rast për të rritur shpresat dhe guximin, që t’i qasemi jetës me më shumë besim e kurajë, për ndërtimin e të nesërmes më të mirë për të gjithë.

Dashuria, komunikimi i sinqertë, besimi i ndërsjelltë dhe bashkëpunimi i ngushtë vëllazëror, të jenë themeli mbi të cilin do ta ndërtojmë të ardhmen. Gëzuar!

Agim Bahtiri

Kryetar i Mitrovicës

Action Coin