“Kosova në krizë për shkak të përpjekjeve për zhbërjen e Speciales”

0
24
Drejtoresha e organizatës “Iniciativa e re qytetare” me seli në Mitrovicën Veriore, Jovana Radosavljeviq, ka vlerësuar se nisma e 43 deputetëve të Parlamentit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit të Gjykatën Speciale paraqet një krizë serioze të shkaktuar nga elita politike e Kosovës.

Sipas saj, një nismë e tillë mund të jetë katastrofale për të gjithë, dhe sidomos për komunitetin serb.

Kryekuvendari Kadri Veseli njoftoi të premten se Kuvendi do të jetë në pushim dimëror deri më 14 janar, pasi po atë ditë dështoi përpjekja për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Parlamentit për të diskutuar Projektligjin për zhbërjen e Speciales

Reagimi i Quintit dhe shoqërisë kosovare ka çuar në faktin se kjo seancë tani për tani të anulohet, por mbetet pyetja se si kjo do të ndodhë në të ardhmen. Çfarë është e rëndësishme është se Ligji për Gjykatën Speciale për komunitetin serb në Kosovë është, nëse asgjë tjetër, të paktën shpresa se ajo do të trajtojë krimet e së kaluarës”, tha ajo për Radio Kontakt Plus.

Iniciativa për të shfuqizuar Ligjin mbi këtë gjykatë, tha Radosavleviq, tregon se Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi nuk janë të imunizuar ndaj këtij ligji, kështu që nuk është i çuditshëm reagimi dhe iniciativa e tyre për shfuqizimin e tij, transmeton Klan Kosova.

Action Coin