Në Preshevë sot mbahen zgjedhjet lokale

0
42

Banorët e Luginës së Preshevës sot vendosin për kryetari i ri.

Në Komunën e Preshevës sipas komisionit zgjedhor rreth 38 mijë qytetarë kanë të drejtë vote në 38 njësi të shpërndara në tërë Komunën e Preshevës.

Në zgjedhjet e parakohshme marrin pjesë 8 subjekte politike:

7 shqiptare APN, PDSH, BDL, PVD, LR-PDSH, UDSH, PD si dhe 1 serbe Lista e bashkuar serbe.

Qytetarët ndër kërkesat kryesore përmendin punësimin e të rinjve dhe njohjen e diplomave të Kosovës pasi shumica e të rinjve diplomohen atje.