Albin Kurti kandidon për kryetar të Vetëvendosjes

0
25

Albin Kurti do të garojë edhe një herë për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin për kandidaturën e tij për postin e të parit të Lëvizjes e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, Erzen Vraniqi, sekretar i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

“Si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, nënshkrova në mbështetje të kandidaturës së Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes. Komisioni Zgjedhor i Pergjithshëm kishte miratuar sot, pas verifikimit, deklaratën e tij të kandidimit, dhe tashmë ka nisur zyrtarisht grumbullimi i nënshkrimeve”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.

Action Coin