Skenari: Nga peticioni i OVL/UÇK-së deri te seanca e jashtëzakonshme për shfuqizimin e Speciales

0
14
Në orën 21:00 do të mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës ku do të vendoset për caktimin e seancës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Por si erdhi deri te kjo ide?

Organizatat e Veteranvve të luftës së UÇK-së ishin të parët që e nisën këtë ide, të cilët organizuan një peticion për ndryshimin e ligjit për Specialen, raporton lajmi.net

Para disa ditësh zyrtares të OVL-UÇK dërguan peticionin me mbi 10 mijë nënshkrime në Kuvendin e Kosovës.

Por, çdo gjë ndodhi papritmas sot në seancën ku u votua buxheti i vitit 2018.

Ishte deputeti i PDK-së, Nait Hasani i cili në seancë ishte parë duke mbledhur nënshkrimet e deputetëve të PDK-së për ta thirrur një seancë të jashtëzakonshme.

Duke marrë parasysh se me sot mbyllet sesioni dimëror i Kuvendit, atëherë po synohet që shfuqizmi i Speciales të bëhet sonte.

Gjithë ky organizim flitet se ka ardhur me koordinim të plotë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt.

E kjo situatë ka alarmuar korin diplomatik në Kosovë.

Ambasadori i Amerikës ka bërë thirrje te liderët shtetëror që të heqin dorë nga kjo iniciativë.

Kurse ai britanik, O’Connel tha se “sonte është nata më e vështirë për Kosovën që nga lufta”.

Kunndër shfuqizimi të Speciales është shprehur LDK-ja, të cilët thanë se kjo rrezikon të ardhmen e vendit.

Ndryshe aktakuzat e para të Speciales priteshin në muajin janar. /Lajmi.net/

Action Coin