Hip-Hopi në ditët e sotme sipas Eminem-it dhe jeta e tij private

0
29
Hip hop superylli, Eminem, ka realizuar një intervistë së fundmi me revistën Vulture.

Eminem në intervistë ka folur rreth shumë gjërave, nga politika deri te jeta private.

Sipas legjendës së repit, ai në këngë ka shprehur kundërshtimin për Donald Trump, pasi që me të Amerika nuk shkon përpara dhe se ai dëshiron më të mirën për vendin e tij.

Për zhvillimin e hip hopit, ai thotë se ka respekt, por se kjo e shtynë ta bëj muzikën që ai preferon.

“Repi definitivisht po zhvillohet, ritmi dhe instrumentalet po ndryshojnë. Ka shumë instrumentale ‘trap’ që janë me gjysmë-takt dhe gjëra që janë të reja. Disa prej këtyre vërtet i pëlqej dhe disa jo, por e kuptoj pse njerëzve u pëlqen”.

“Ndoshta jam në rrjedha më shumë se sa që e mendojnë njerëzit, sepse duke dëgjuar muzikën e sotme unë e bëj më mirë gjënë time. Mendoj se njerëzit më shikojnë dhe besoj se mund të mos jem në hap me kohën nëse nuk e përcjelli hip hopin”, thekson Em, transmeton telegrafi…Për jetën private, Slim Shady shtoi se ai ka takuar femra kohë pas kohe, por asgjë serioze.

“Është e vështirë. Që nga ngarja uën kam pasur disa takime dhe asgjë nuk ka qenë për t’u bërë publike. Takimet dhe lidhjet me femrat nuk janë gjëja ime e momentit. Takoj njerëz në Tinder e Grindr. Po ashtu shkoja në strip klube…”, përfundoi Marshall Mathers.

Eminem së fundmi lansoi albumin “Revival”, që arriti të futej në top albumet më të shitura të momentit.

Action Coin