Për tre vjet mbi 14 mijë kosovarë morën shtetësinë gjermane

0
36

Mbi 16 mijë kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia vetëm gjatë tre vjetëve të fundit. Kjo për shkak të kushtëzimeve nga shtete të ndryshme evropiane që ta mbajnë vetëm një shtetësi.

Në vitin 2015, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), kanë zgjedhur shtetësinë e huaj 5540 kosovarë, duke u deklaruar kështu jokosovarë, kurse në vitin 2016 ky numër ka arritur në 5871 dhe në vitin 2017 vetëm brenda periudhës janar-tetor 4999 veta janë regjistruar se kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare, shkruan  “Zëri”.

Kërkesat për heqje dorë nga shtetësia vijnë kryesisht nga Gjermania. MPB-ja bën të ditur se 14110 kosovarë në tre vjetët e fundit kanë aplikuar për lirim nga shtetësia e Kosovës, duke u deklaruar për shtetësinë gjermane.

Pas Gjermanisë, kërkesa për heqje dore nga shtetësia e Kosovës me lirim janë kosovarët, që duan të bëhen shtetas austriakë. 1469 veta janë deklaruar për shtetësinë austriake dhe jo atë kosovare.

Ndërsa 260 veta kanë zgjedhur pasaportë norvegjeze në vend të asaj të Kosovës, si dhe kosovarë që jetojnë në vende të tjera janë 571 veta, që po ashtu janë deklaruar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.

Sipas përgjigjes së MPB-së dhënë gazetës “Zëri”, të gjitha procedurat e humbjes së shtetësisë së Republikës së Kosovës janë të rregulluara me Ligjin për Shtetësi dhe me udhëzimet administrative që dalin nga ky ligj.

Action Coin