Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e 17 vjeçarit në Prishtinë

0
18

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit L.P, të dyshuar për vrasjen e 17 vjeçarit Shkëlqim Pllana në Prishtinë.

Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendej i pandehuri në liri mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangjes nga përgjegjësia penale dhe kërkesa për  caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.Pështë masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për sigurimin e pranisë të të pandehurit në procedurë penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

I pandehuri L.P dyshohet se më 9 dhjetor në Prishtinë ka privuar nga jeta të miturin Shkëlqim Pllana për shkak të një mosmarrëveshje në mes tyre.

Bëhet e ditur se pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Action Coin