Një “engjëll” që mbron Presidentin Erdogan, njihuni me të…

0
48

Kur mendojmë për agjentët e sigurisë shpesh na vijnë ndërmend pamjet e meshkujve të stërvitur plot muskuj, por ja që nuk është gjithmonë kështu.

Ekipi i sigurisë së presidentit turk Erdogan është një nga ekipet më të përgatitura dhe të famshme, por vështirë se mund të na vente mendja se kishte dhe agjente kaq simpatike.

Vizita e liderit turk në Greqi është bërë kryefjala e medieve të rajonit.

Mes qindra agjentëve që garantojnë sigurinë e presidentit Erdogan gjatë vizitës historike të tij në Greqi, vëmendjen e fotoreporterëve e ka tërhequr edhe një vajzë, e cila ndodhej në aeroport gjatë zbritjes së presidentit turk në aeroportin “Eleftherios Venizellos”.

Të gjithë u habitën dhe pyetën se kush ishte “engjëlli bjonde” që mbronte Presidentin Erdogan dhe pikërisht bëhet fjalë për Sofia Papajorgjiu.

Por doli se në të vërtetë bukuroshja që u mori mendjen të gjithëve ishte gardiane e forcave greke “ELAS” dhe se shërbente prej vitesh në shoqërimin e personaliteteve të huaja që vizitojnë vendin.