Kaos në Frankfurt, bora anulon mbi 300 fluturime

0
31
Më shumë se 300 fluturime janë anuluar dhe qindra të tjerë janë shtyrë për shkak të borës dhe akullit i cili e ka bllokuar aeroportin dhe pistën e Frankfurtit.

Rreth 330 fluturime deri në orën 17:00 janë anuluar në Frankfurt për shkak të borës së madhe dhe temperaturave nën zero, raportojnë mediat gjermane, transmeton lajmi.net.

Një zëdhënës i aeroportit ka thënë se ekziston mundësia që të ketë më shumë anulime nëse vazhdon një mot i tillë.

Po ashtu u njoftua se aeroporti i Duseldorfit ishte mbyllur për disa orë gjatë pasdites së sotme.

Në të njëjtën kohë, trafiku hekurudhor është vonuar./Lajmi.net/

View image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter

 

Action Coin