U barazua me Lionel Messin me Topa të Artë, ja çfarë thotë Ronaldo

0
20
Cristiano Ronaldo është fitues i Topit të Artë për vitin 2017.

Portugezi ka arritur të mposht Lionel Messin dhe Neymarin në garën për trofeun më të rëndësishëm individual.

Pas tërheqjes që trofeut, Ronaldo është deklaruar shumë i lumtur.

“Jam shumë i lumtur. Është një moment fantastik. Kam pritur shumë për këtë”, ka deklaruar fillimisht Ronaldo, që ka barazuar Lionel Messin me trofe të Topave të Artë.

“Ne patëm një sezon fantastik në Ligën e Kampionëve dhe në La Ligë. Trofetë të ndihmojnë të fitosh tituj individual”, ka shtuar ai./Lajmi.net/