Vdes një grua pasi goditet nga një veturë në Qyshk të Pejës

0
21

Një këmbësore ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një veturë në fshatin Qyshk të Pejës të martën në orën 17:00.

Viktima që i përkiste komunitetit egjiptian ka marrë lëndime të rënda trupore, ku më pas në Spitalin e Pejës mjeku kujdestar ka konstatuar se ajo është dërguar aty pa shenja jete, njofton policia, përcjellë Klan Kosova.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit iu është dorëzuar familjarëve, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.