Haradinaj uron finlandezët në 100 vjetorin e pavarësisë së tyre

0
26

Kryeministri Ramush Haradinaj, i ka uruar finlandezët në kremten e 100 vjetorit të pavarësisë së tyre.

Më poshtë urimi i plotë i Haradinajt:

Sot, bashkohemi me finët në kremten e 100 vjetorit të pavarësisë së tyre.

Ne, e kuptojmë më së miri gëzimin që sjell liria, sepse për ne ajo është e freskët.

Finlandezët kanë hyrë në shekullin e dytë, me synimin për prosperitetin dhe lumturinë njerëzor.

Ky jubile është një rast për të shikuar prapa, për të kuptuar dhembjet e lindjes së kombit finlandez, por edhe për të parë madhështinë e këmbënguljes fine për të triumfuar në zhvillimin e vendit të tyre, duke qenë sot lider botëror në edukim dhe teknologji.

Finlanda është fener që shpërndanë vlera progresive, tolerancë, siguri, mirëqenie dhe barazi gjinore.

Ky model është motivim edhe për miqtë e saj, si Kosova!

Ne, sot jemi krah për krah me finët në festën e tyre – duke iu bashkuar ritualit të dritave blu-bardh.

Në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës i uroj kombit finlandez Gëzuar Ditën e Pavarësisë!

Paljon onnea Soumi!
No automatic alt text available.