67 zëvendësministra, miliona euro harxhime

0
17

Kabineti qeveritar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nga përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe opozita, po vlerësohet i mbipopulluar. Sidomos, bëhet fjalë për numrin e madh të zëvendësministrave.

Aktualisht, janë të punësuar 67 zëvendësministra, duke lënë prapa, për kah numri i madh, edhe disa vende të Bashkimit Evropian, thonë përfaqësues të organizatave joqeveritare.

Kabineti qeveritar deri më tani përbëhet nga Ramush Haradinaj kryeministër, pesë zëvendëskryeministra, 21 ministra dhe 67 zëvendësministra.

Halil Matoshi, këshilltar për media në kabinetin e kryeministrit të Kosovës, thotë se nuk ka ndonjë llogari sa është kostoja financiare e këtyre zëvendësministrave, por sipas tij, koalicioni i gjerë qeverisës ka sjellë një situatë të tillë.

Shkrimin e plotë në REL.