Vdes këmbësori pasi goditet nga vetura

0
23

Sot rreth orës 06:30 në rrugën Skenderaj- Drenas, saktësisht në fshatin Shtuticë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet (furgon i tipit VW) dhe një këmbësor, transmeton Klan Kosova.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e këtij aksidenti nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë L.R . 42 vjeçar”, tha Ahmeti.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë familjare në Drenas”.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion ndërkohë që policia po merret me hetimin e rastit”.