“Stupcat” lajmërohen nga Australia, ja çfarë u ‘detyruan’ të bëjnë atje

0
25
Treshja, Vedat Bajrami, Mensur Safqiu dhe Osman Azemi janë ndër emrat më të dashur për publikun.

Me skeqet e tyre humoristike, Vedati, Mensuri dhe Osmani kanë bërë për vete një audiencë të madhe, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ata janë të angazhuar në serialin vendor “Egjeli”, ku çdo të diele sjellin humor me personazhet që tashmë janë të njohura për secilin.

Përmes rrjeteve sociale, Vedati ka bërë të ditur se treshja kanë udhëtuar në Australi dhe nga atje postuan një imazh të përbashkët.

Por, Vedati ka zbuluar edhe diçka që janë detyruar të bëjnë atje, duke shkruar mbi fotografi “Ju përshëndesim nga Gold Coast Australia e lam duhanin se 38$ ni paket”. /Lajmi.net/