Sekretari i AKR-së po i reziston vendimit të Qeverisë: Stadiumi të ndërtohet në Prishtinë

0
31
Sekretari i Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli, ka dalë kundër caktimin e lokacionit për ndërtimin e stadiumit olimpik në Drenas. Sipas tij, ashtu sic ishte vendosur në mars të 2014’ës, stadiumi duhet ndërtohet në Prishtinë.

“Stadiumi Kombëtar i Kosovës duhet të ndërtohet në kryeqytet ashtu siç ishte vendosur në mars të vitit 2014 nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, derisa ishte kryeministër, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Federatën e Futbollit dhe Komunën e Prishtinës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ai thotë se zhvendosja në Gllogoc është në dëm të Kosovës dhe  e imazhit të saj. Sipas Pacollit, stadiumi duke qenë afër aeroportit, vizitorët nuk do të mund ta shohin kryeqytetin.

“Duke qenë në Bërnicë të gjithë të huajt që do t’i drejtoheshin këtij stadiumi do të mund të ishin edhe turistë potencial në të ardhmen”, thotë sekretari i AKR’së.