S’ka datë specifike për formimin e Asociacionit

0
30

Insistimi i Listës Serbe për formimin e Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, është i vazhdueshëm, por ende nuk ka ndonjë afat të caktuar që do ta specifikonte nisjen e këtij procesi, thonë zyrtarët e Listës Serbe, njofton Radio Europa e Lirë.

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe buron nga marrëveshja e Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, në vitin 2013, ndërkaq që në gusht të vitit 2015, Kosova dhe Serbia kanë në shkruar marrëveshjen për formimin e këtij Asociacioni, duke specifikuar edhe mënyrën e formimit.

Igor Simiq, deputet i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson që subjekti politik që ai përfaqëson, në vazhdimësi insiston për formimin e Asociacionit, por sipas tij, nisja e procesit të formimit, ende nuk duket në horizont.

As Qeveria e Kosovës nuk ka specifikuar një afat të qartë se kur do të nisë procesi i formimit të Asociacionit.

Madje, zyrtarët e kësaj qeverie, i kanë thënë ditë më parë Radios Evropa e Lirë se çështja e formimit të Asociacionit nuk është urgjente dhe se “së pari duhet të hartohet draft-statuti, e pastaj ai të rishikohet sipas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese dhe Marrëveshjes së Brukselit, si dhe përsëri ai duhet të shkojë edhe një herë për konfirmim në Gjykatën Kushtetuese”.

Shkrimi i plotë në Radio Europa e Lirë.

Action Coin