Romela Begaj shpallet kampione bote në peshëngritje (VIDEO)

0
26

Paraqitje historike për peshëngritësen shqiptare, Romela Bega, në botërorin që po zhvillohet në SHBA.

31 vjeçarja shënoi emrin me germa të arta në histori duke u shpallur Kampione Bote.

Në stilin e shkëputjes Romela u rendit e para duke fituar medaljen e arit ndërsa në dygarësh zuri vendin e dytë duke fituar medaljen e argjendtë.

Peshngritsja shqiptari në provën e parë në stilin e shkëputjes ngriti 103 kg, më pas shtoi dy kg në shtangën e saj, duke e realizuar me sukses provën e dytë, ndërsa në të tretën provoi 107 kg, për të siguruar medaljen e artë, me një kg më shumë se rivalja kolumbiane.