INTERPOL’i heq nga lista e të kërkuarve kryeministrin Haradinaj

0
28

Që nga ankesa e bërë nga Policia e Kosovës e deri më sot kanë kaluar më shumë se një vit, por sot, 18 personat e fundit që kanë qenë në kërkim ndërkombëtar nga Serbia për krime lufte apo krime ndaj civilëve gjatë kohës së luftës në Kosovë, janë larguar nga kërkimi në INTERPOL.

Në mesin e këtyre 18 personave ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili në dhjetor të vitit të kaluar qe arrestuar në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, në Mulhouse të Francës.

Burime brenda Policisë së Kosovës i kanë thënë Gazetës Online Insajderi se sot është tërhequr nga lista e INTERPOL-it kryeministri Haradinaj.

Derisa ishte duke u zhvilluar ntakimi mes dy qeverive në Shqipëri, Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe drejtori i Policisë së Kosovës Shpend Manxhuni qëndruan në një vizitë në Lyon të Francës.

Edhe pse nuk dihet se çfarë u diskutua aty, menjëherë pas ardhjes së tyre në Kosovë, 18 personat që ishin në kërkim ndërkombëtar nga Serbia, u larguan nga lista.

Edhe disa muaj pas ndalimit të Haradinajt në Francë, Policia e Kosovës kishte kërkuar nga INTERPOL-i heqjen nga lista e të kërkuarve, për kosovarët që kishin urdhërarreste ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia.

 

Action Coin