Haradinaj s’ka datë për liberalizimin e vizave

0
24

Kryeministri, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së qeverisë tha se nuk ka një datë sa i përket liberalizimit të vizave, kur u pyet se ka premtuar që ky proces do të ndodh pas tre muaj të punës së qeverisë.

Kreu i ekzekutivit më tej shtoi se është duke pritur që të shoh të gjeturat e komisionit të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, raporton Ekonomia Online.

Komisioni ka paralajmëruar numri një i qeverisë do të paraqes punë e tij të hënën para kabinetit qeveritar.

“Ka një dinamizmi dhe javën që vjen të shohim së bashku duhet kohe që të trajtohen për temat që po përgatisim do të shohim se si do të procedojë javën e ardhshme komisioni për demarkacioni. Të hënën e procedojmë në qeveri”.

“Ne besojmë të hënën e diskutojmë në qeveri pastaj e procedojmë më tutje. Nuk po jap datë menjëherë kur, por jemi në pritje të konfirmimit për heqjen e regjimit të vizave. Po presim të hënën dhe të mos bëjmë përgjigjeje hipotetike”, tha Haradinaj.

Komisioni kishte raportuar para komisionit për Integrime Evropiane, por që ajo që ishte paraqitur për deputetët anëtar të komisionit ishte konsideruar raportim pa as një të re nga puna e komisionit paraprak.