E konfirmon Policia, gjendet i varur një 36 vjeçar në Prishtinë

0
47

Klan Kosova më herët ka raportuar se një person rreth 36 vjeçar është gjetur i varur, sot, në një shtëpi në rrugën “Mentor Ratkoceri”, në Prishtinë.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Policia.

“Rreth orës 17 i jemi përgjigjur rastit – bëhet fjalë për një person i cili në rrugën “Mentor Ratkoceri” saktësisht në një shtëpi është gjetur pa shenja jete një mashkull 36 vjeç”, ka thënë Florije Ahmeti, zëdhënësja për media e Policisë.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia po merret me hetimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”.

Action Coin