Sulmohen me bombë shtëpitë e pjesëtarëve të FSK-së, reagon kryeministri Haradinaj

0
47

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, e dënon sulmin me mjete shpërthyese mbi shtëpitë e dy pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës, të komunitetit serb, në Zubin Potok.

Kryeministri Haradinaj thekson se sulmi me mjete shpërthyese është akt i papranueshëm që cenon jetë njerëzish dhe synon të pengoj përpjekjet për ndërtimin e një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse dhe të mbajë në tension qytetarët e vendit.

Nëpërmjet një reagimi, Haradinaj ka kërkuar nga organet e rendit që sa më shpejt të kapin dhe të sjellin përpara drejtësisë autorët e sulmit, ndërkohë që iu bën thirrje edhe qytetarëve të ndihmojnë autoritetet në zbardhjen e këtij akti kriminal. /Telegrafi/

Action Coin