Fjala: Dënimi i Mlladiqit – i vonuar, por i merituar

0
26

Partia Fjala ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Hagës për dënimin e përjetshëm të shqiptuar ndaj ish-gjeneralit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq.

“Edhe pse ky dënim është i vonuar, është i merituar.Ky kriminel, së bashku me forcat e tij ushtarake dhe paramilitare kishte kryer gjenocid mbi popullatën boshnjake.Po ky kriminel për vite me rradhë kishte qëndruar i lirë në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinëss, në mungesë të vullnetit të arrestimit të tij. Kur i erdhi pleqëria “drejtësia” ndërkombëtare vendosi ta arrestoj!”

Kjo parti kërkon edhe dënimin  e personave të tjerë që ushtruan gjenocid mbi popullin e Kosovës.