Thaçi: Kosova – shembull i paqes, dialogut e bashkëpunimit

0
33

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës ishte pjesë e diskutimit në Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin e Kanadasë, ndërsa ka deklaruar se Kosova tashmë është shndërruar në shembull për paqe dhe tolerancë.

Kështu ka bërë të ditur Thaçi përmes një statusi në llogarinë e tij në facebook, njofton Klan Kosova.

”Me deputetët kanadez, në parlamentin e këtij shteti mik, sot diskutuam për Kosovën dhe Evropën Juglindore.

Për shumicën e deputetëve kanadez ishte e njohur qasja e jonë konstruktive, me të cilën kemi kontribuar në forcimin e paqes në tërë rajonin.

Nga një konsumues i sigurisë jemi shndërruar në shembull dhe promovues të paqes, dialogut dhe bashkëpunimit.

Por, jo vetëm Kanadaja, mirëpo shumica e shteteve në botë na njohin edhe për tolerancën dhe bashkëjetesën në mes komuniteteve fetare.

Si President i Kosovës, deputetëve kanadez u rikonfirmova se mbesim të përkushtuar në rrugën tonë drejt NATO-s dhe BE-së. Jemi në rrugë të drejtë dhe kjo është e ardhmja jonë. HTH”