Mercedes-Benz paralajmëron modelin e ri CLS Coupe 2019 (FOTO)

0
27

Mercedes ka publikuar imazhin e dytë në kuadër të fushatës për modelin e ri CLS Coupe 2019.

Kjo foto tregon se paneli i instrumenteve të këtij modeli do të dominohet nga një ekran i madh i cili do të përfshijë instrumentet e ngasjes si dhe sistemin e argëtimit dhe informatave, transmeton Express. Pra, për dallim nga modelet tjera të këtij rangu të cilat kanë dy ekrane 12.3-inch, ky model do të ketë vetëm një të tillë me të gjitha funksionet brenda tij.

Më herët, Mercedes-Benz kishte publikuar një imazh ku tregohej pjesa e përparme e këtij modeli.

Mercedes-Benz CLS Coupe 2019, premierën botërore të prezantimit do ta këtë në LA Auto Show me datë 27 Nëntor.