BE flet për rastin e gjyqtarit që e akuzoi për korrupsion EULEX-in

0
25

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësuese së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka folur rreth akuzave të gjyqtarit të EULEX , Malcolm Simmons që është larguar nga ky mision duke bërë akuza për korrupsion.

Me këtë rast, ajo ka deklaruar se BE-ja njëkohësisht edhe EULEX-i kanë zero tolerancë për akuzat dhe për sjellje të pahijshme të të gjithë anëtarëve të misionit.

“Akuzat janë hetuar nga një gjyqtar i pavarur dhe disa nga të gjeturat janë pranuar në bordin disiplinues dhe dua të theksoj se të gjitha procedurat e parapara në kod janë ndjekur me përpikëri. Nuk mund të flas enkas për ndonjë akuzë dhe për hetimet që po vazhdojnë”, ka thënë ajo.

Lajmin i dorëheqjes së Malcolm Simmons është publikuar nga  përditshmja franceze “Le Monde”

Action Coin