Vdes një person në vend të punës

0
30

Një person ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës në një fabrikë ngjyrash në Bardhosh.

Rastin e kanë konfirmuar për klankosova.tv edhe nga kompania ku personi kishte kryer veprimtarinë e tij.

Ata kanë pohuar se vdekja e personit në fjalë nuk ka të bëjë asgjë me kushtet e ambientit ku dhe ushtrohej profesioni i tij ndërsa kanë pranuar se vdekja e tij ndodhi për shkak të një sulmi në zemër, transmeton Klan Kosova.

Në lidhje me këtë rast, policia ende nuk ka dal me ndonjë njoftim të tyre zyrtar.