“Koalicionet s’do të kenë ndikim të madh për orientim të elektoratit”

0
25

Avni Mazreku, analist i rrethanave politike dhe profesor i së Drejtës Evropiane, ka thënë se shumica e koalicioneve që janë arritur nuk do të ndikojnë tek elektorati i tyre më 19 nëntor.

Ai në një intervistët për gazetën “Epoka e Re” ka pohuar se përvojat në demokracinë e re të Kosovës kanë treguar se koalicionet nuk kanë arritur ta orientojnë elektoratin e tyre në funksion të një kandidati apo partie të caktuar.
Mazreku ka theksuar se Haradinaj si kryeministër i ka sjellë dinamizëm të ri qeverisjes së vendit. Kurse sa i përket procesit integrues, ai ka thënë se Kosova duhet të bëjë një strategji përmes së cilës do t’i qaset njohjes së pesë vendeve të BE-së që ende nuk e kanë njohur shtetin tonë.