A do të ketë borë gjatë javës së ardhshme? Ja parashikimi i motit

0
26
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Do të ketë shi, kurse në viset malore shiu do të përcillet edhe me fjolla bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të regjistrohen nga 8-16 gradë Celsius. Temperaturat e larta 16 C do të jenë vetëm ditën e hënë dhe në pjesën e parë të ditës së martë, ku pastaj maksimalet do të ulën nën 10C “, thuhet në komunikatën e IHK-së.

Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i jugperëndimit dhe më tej nga verilindja , shpejtësia e së cilës do të arrijë mbi 13m/s./Lajmi.net/